Saturday, January 12, 2008

KRYQEZATAT ANTI-VLLAHE DHE SHQIPTARIZMA POST-MODERNE

Nje fantazem po endet neper kulturen shqiptare te fillimit te shekullit te
ri: vullneti per te revizionuar jo thjesht historiografine shqiptare dhe
opinionet e elitave kulturore ne lidhje me historine e Shqiptareve qe nga
mesjeta deri me sot, por edhe psikologjine e asaj qe eshte quajtur zakonisht
shqiptarizem. Nuk eshte e qarte se cilat forca jane te interesuara per kete
revizionim, ose te pakten une nuk e kam te qarte: shkrimtare si Abdi Baleta
dhe Agim Shehu, disa autore me te rinj si nje fare Myftiu qe e lexuam kohet e
fundit ne listen e Alb-Club, tani edhe Altin Lame, qe eshte nje peshk i
vogel, si me thene nje zedhenes i grupit arrogant qe ka prapa kraheve, e qe
nuk ka as idene me te vogel se per se eshte duke shkruar. Qellimi i ketyre
shenimeve eshte te hidhet pak drite mbi ata qe mund te perfitojne nga ky
nderrim paradigme qe kerkohet.

Ka nje historiografi shqiptare qe nis te pakten me Marin Barletin, e qe
vazhdon me tej me Frang Bardhin, Kamarden, De Raden, Zef Jubanin, Naim
Frasherin, Sami Frasherin, e me pas me Fan Nolin. Historiografia marksiste e
levruar ne Shqiperi pas luftes, me autore si Aleks Buda, Eqrem Cabej, Enver
Hoxha, Stefanaq Pollo, Kristo Frasheri, Zija Shkodra, Dhimiter Shuteriqi, e
plot te tjere, e mbajti veten si vazhduese te kesaj tradite, dhe ne shume
pika ishte vertet e tille, pavaresisht nga nderrimi i metodes se studimit.
Sipas kesaj tradite te konsoliduar, historia moderne e shqiptareve filloi me
Skenderbeun dhe me luftrat e tij heroike kunder turqve; turqit e lane
Shqiperine te prapambetur dhe te percare, dhe nuk lejuan formimin e nje
ndergjegjeje kombetare; myslimanizmi ne Shqiperi hyri si fe e pushtuesit dhe
u imponua ose direkt me dhune, ose nepermjet incentivave ekonomike dhe
publike; perndryshe shqiptaret jane karakterizuar historikisht nga nje fare
indiference ndaj fese, ose nga nje tolerance ndaj feve te ndryshme;
Bushatllinjte dhe Ali Pashe Tepelena shenuan fillimet e nje rezistence pak a
shume mbi baze gjeografike kunder dominimit osman; zgjimi i kombit u be i
mundshem nga pakenaqesia e pergjithshme e reformave te Tanzimatit, por u
realizua ne praktike me perpjekjet e Rilindesve te cilet vepruan ne diaspore
(Arbereshet e Italise, kolonite e emigracionit ne Rumani, Bullgari dhe
Egjipt); Lidhja e Prizrenit ishte perpjekja e pare per t'i realizuar idete e
vetvendosjes dhe te autonomise ndaj Perandorise Osmane; Rilindja gjithashtu
percaktoi principin baze te kultures se shtetit qe po pergatitej te lindtte:
feja e shqyptarit asht shqiptaria; regjimi i mbretit Zog u karakterizua nga
sundimi i injorances ndaj kultures, dhe i turkoshakeve ndaj progresisteve. Te
gjitha keto teza themelore ishin formuluar PARA se kultura kombetare te
kalonte nen kontrollin e komunisteve, keta vetem sa u kujdesen t'i ruanin, ne
nje kohe qe rishkruan kapituj te tere te historise, por kjo nuk na intereson
ketu.

Marifeti i pare i revizionisteve post-moderne te historise se Shqiperise
eshte qe te merren keto teza dhe te paraqiten si ekskluzive te
historiografise marksiste, sepse keshtu opinioni i paspecializuar do ta
kishte me te lehte qe te pranonte venien e tyre ne dyshim, diskreditimin, ose
edhe hedhjen poshte te tyre. Argumenti i tyre tingellon pak a shume keshtu:
keto gjera jane thene ne kohen e Enverit, prandaj edhe kane genjeshtra qe
regjimi komunist i perdorte per t'u shplare trurin subjekteve te veta.
Harrojne qe menyra me e mire per ta shtene ne pune historine eshte manipulimi
i saj, jo shtremberimi i te vertetave historike -- sic e tregon fare qarte
edhe eksperienca e revizionisteve vete.

Qe nga Rilindja e ketej, elitat kulturore ne Shqiperi u perpoqen ta
homogjenizojne kulturorisht shoqerine shqiptare, cka do t'i sherbente
drejtperdrejt konsolidimit te shtetit shqiptar. Ky homogjenizim u krye, ose
te pakten u mundua te kryhej ne keto drejtime: hartimi i nje historie TE
PERBASHKET kombetare (me mite dhe heronj po kaq te perbashket, si p. sh.
Skenderbeu); kerkimi dhe evidentimi i aneve te perbashketa midis krahinave te
ndryshme te Shqiperise, sidomos midis gegeve dhe toskeve; zbulimi i
ngjashmerive midis dy dialekteve kryesore te shqipes, dhe eksperimentimi i
rrugeve per t'i dhene vendit nje gjuhe standarte; margjinalizimi i feve si
faktore ne kulturen e kombit, per te shmangur efektin percares qe do te mund
te kishte perparesia e njeres fe ndaj tjetres ne kete apo ne ate aspekt te
kultures; injorimi i ekzistences te minoriteteve etnike ne Shqiperi (greke,
vlleh, maqedonas, bullgare, rom etj.); ndarja rigoroze e fese nga shteti dhe
kufizimi maksimal, ne mos ndalimi fare, i perzierjes se fese ne edukimin e te
femijve dhe te te rinjve; retorika e Kosoves si pjese e atdheut ende nen
sundimin e huaj, e ndonje tjeter qe nuk me kujtohet.

Nderkohe, Arshi Pipa, nje historian dhe publicist qe nuk ishte aspak i
perfshire ne strukturat akademike te Albanologjise (por jo per kete me pak i
respektuar ne bote) ishte i pari qe iu kundervu tezave te historiografise
zyrtare shqiptare, dhe filloi ta revizionoje kete historiografi qe nga
rrenjet. Subjektivisht, tezat e Pipes drejtoheshin kunder historianeve
staliniste te Tiranes, dhe historise zyrtare te Shqiperise, ashtu sic ishte
shkruar nga regjimi i Enver Hoxhes, dhe sic propagandohej nga akademiket e
tij poshte e lart neper bote. Arshi Pipa ishte i pari qe foli (me sa di une)
per rrenjet vllaho-ortodokse te Rilindjes Arbereshe e me pas te Rilindjes
Kombetare; per uzurpimin e strukturave te shtetit shqiptar nga tosket ne dem
te gegeve; uzurpimin e kultures shqiptare te shekullit XX nga tosket;
manipulimin e toskeve te Shqiperise nga minoriteti vllaho-ortodoks; rolin e
vllaho-ortokseve ne zhvillimin e levizjes komuniste ne Shqiperi, ne
farketimin e aleances shqiptaro-jugosllave dhe me pas shqiptaro-sovjetike;
imponimin me dhune te toskerishtes letrare si gjuhe standarde ne Shqiperine e
pasluftes etj. Simpatite e Arshi Pipes ishin me krahun katolik te kultures
shqiptare, qe u shtyp me egersi te pashoqe nga regjimi i Enver Hoxhes,
ndoshta edhe ne emer te nje rivaliteti te lashte midis Kishes Romane dhe
Kishes Bizantine, meqe edhe e famshmja vije e Teodosit kalon pikerisht mes
per mes trojeve shqiptare. Per arsye qe dihen, elitat kulturore ne Shqiperi e
ndoshta edhe ne Kosove erdhen ne kontakt me vepren e Pipes vetem pas vitit
1990. Sic ndodh ne raste te tilla, elementet me ekstreme te ketyre elitave,
te frymezuar edhe nga motive te dyshimta, i nxoren tezat e Pipes nga
konteksti, i thjeshtuan ne maksimum, i plotesuan me disa budallalleqe, dhe i
publikuan si nje program origjinal per revizionimin e historiografise - ne te
vertete, per peshtjellimin e psikologjise kombetare, dhe eventualisht per
shnderrimin e Shqiperise ne nje Bosnje te dyte. Se ku mund te conte ky
program, u pa gjate konfrontimeve te vitit 1997, qe desh e hodhen vendin ne
nje lufte civile, midis Veriut dhe Jugut, Toskeve dhe Gegeve.

Pike themelore e programit post-modern te revizionisteve tane - qe nuk ka
FARE te beje me filozofine historike te veprave te Arshi Pipes - eshte LUFTA
TOTALE KUNDER ORTODOKSISE SHQIPTARE. Natyrisht, per nje akt te tille kaq te
papergjegjshem nevojitet nje platforme e plote qe te sherbeje si perde tymi,
dhe argumentet per kete platforme nuk mungojne. Deri me sot ortodoksia
shqiptare eshte sulmuar nga krahet, fshehurazi, por gjithsesi eshte sulmuar
rende. Fakti qe ortodokset shqiptare kane te njejten fe me fqinjet greke dhe
serbe, si dhe qenia ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare e Peshkopit grek
Janullatos jane interpretuar sistematikisht si nje prove e pakundershtueshme
e perzierjes se fqinjeve ne punet e Kishes Autoqefale te Shqiperise.
Propaganda ne kete drejtim ka qene e jashtezakonshme, dhe deri diku ka
arritur rezultate. Meqe ortodokset e Shqiperise jane te perqendruar ne jug te
vendit, kuptohet se kjo mund te coje, dhe realisht ka cuar ne tendosjen e
marredhenieve nder-krahinore sipas aksit Veri-Jug. Nje pjese e shtypit te
djathte nacionalist ka vite qe punon per te krijuar opinionin se ortodokset e
Shqiperise jane - objektivisht - kolona e peste e grekeve ne Shqiperi, qe me
filogreqizmin e tyre rrezikon deri edhe ta shperbeje vendin. Shpesh harrohet
se logjika qe qendron pas kesaj teze eshte nje logjike e semure, prej
paranojaku, qe nuk mund te pranoje se besnikeria fetare dhe perkatesia
kombetare jane te pavarura nga njera-tjetra TE PAKTEN per shumicen e
shqiptareve. Dhe ngaqe kjo harrohet, merret si e mireqene qe Janullatosi
punon per Asfaline, Greqia po behet gati te fute ushtrine ne Vorio-Epir, dhe
se Jugu i Shqiperise eshte i kontrolluar nga e majta antikombetare e Fatos
Nanos, dhe objektivisht tashme ka rene kryekeput nen influencen greke. Por qe
propaganda e disa qarqeve e thote kete, nuk do te thote qe edhe e verteta
eshte e tille.

Sulmi ndaj ortodoksise shqiptare po behet ne menyre masive edhe ne nje
drejtim tjeter te rrezikshem: ne evidentimin e rolit te te ashtuquajturve
"vllehe" ne historine e Shqiperise te dy shekujve te fundit. Ka koka te
nxehta, qe i kemi pare edhe ketu ne liste, qe e kane nisur prej kohe fushaten
per te zbuluar vllehet ku jane e ku s'jane ne Historine e Shqiperise
(permendja e aktorit te njohur Sander Prosi nga nje djale, sot, ishte akti i
fundit i kesaj kryqezate; le te shpresojme se fundi do t'i vije duke na bere
per te qeshur). Deri edhe Ismail Kadareja eshte kujtuar se nje pjese e Byrose
Politike te kohes se Enverit ishin vllehe: Rita Marko, Pilo Peristeri, Kico
Mustaqi, Simon Stefani, Lenka Cuko e plot te tjere. Vllehet po gjenden te
strukur ne te gjitha elitat qe i mbijetuan permbysjes se vitit 1990: ne
Partine Socialiste (Fatos Nano), ne Akademine e Shkencave (Stefanaq Pollo,
Kristo Frasheri), ne grupet disidente te Partise Demokratike (Genc Pollo), ne
letersi, ne art, ne gazetari, e ku me. Akuza eshte se keta vllehe nuk kane
punuar per kombin shqiptar, por per interesat e tyre progreke e filogreke,
prandaj edhe sa me shpejt te qerohen keta dhe influenca e tyre nga elitat
kombetare, aq me mire do te jete per kombin vete. Edhe kjo eshte nje teze e
rrezikshme, qe do te kishte pasoja shume te renda, sikur te merrej seriozisht
(per fat te mire, askush nuk e ka marre, deri me sot).

Eshte e vertete se ka nje popullsi vllahe ne Shqiperi, e cila kurdohere ka
ditur te merret vesh per bukuri me shqiptaret, pavaresisht nga disa dallime e
ferkime folklorike qe gjithnje kane ekzistuar. Me krijimin e shtetit
shqiptar, vllehet u integruan me se miri ne strukturat e ketij shteti, aq me
teper qe, duke mos pasur pasuri dhe prona, shume prej tyre u arsimuan ne
shkolla dhe moren ne dore funksione drejtuese ne shtet, qeveri dhe kulture;
nje pjese tjeter emigruan jashte vendit (duke filluar qe nga Rumania, e deri
ne Argjentine), dhe kontribuan ne hapjen e Shqiperise ndaj botes, edhe
ekonomikisht, edhe ne kulture. Nese pjesa me e madhe e vlleheve, dhe ne
pergjithesi e ortodokseve ne Shqiperi, u hodhen ne krahun e Frontit
Nacionalclirimtar te kontrolluar nga komunistet, kjo shpjegohet fare mire me
ate qe reforma agrare e ndermarre prej Zogut ne vitet 30 nuk u realizua dot,
dhe fshataret ortodokse shqiptare, disa dekada pas shkeputjes se Shqiperise
nga Perandoria Osmane, kishin mbetur ne varferi te plote, pa prona, dhe
rrjedhimisht fare te ekspozuar ndaj propagandes demagogjike te Frontit qe
premtonte nje rend te ri (ndryshe nga Balli, qe ishte ne pozita
konservative). Por gjithsesi, ne asnje rast nuk mund te thuhet se vllehet
kane punuar per ndonje program a konspiraci te fshehte antishqiptare, dhe
kane demtuar interesat kombetare te Shqiperise. Perkundrazi. Aq me teper qe,
me ndryshimet e medha demografike ne Shqiperi, identiteti etnik i nje pjese
te vlleheve shqiptare, sidomos te atyre ne qytete: Korca, Tirana, Durresi
etj., erdhi duke u dobesuar. Vllehet e Tiranes, per shembull, nuk dine te
flasin arumanisht, por perdorin dialektin tiranas. Nje pjese e mire e ketyre
as nuk dine edhe qe jane vllehe. Shkolla te vlleheve pothuajse nuk kane
ekzistuar asnjehere, perpjekjet per te mbledhur dhe ruajtjen e folklorit te
tyre kane qene sporadike, shkrimtare vllehe te rendesishem nuk ka fare.
Objektivisht, eshte folur per disa alegjianca te vlleheve te Korces
(moskopoliteve) me Greqine, por kjo ne fillimet e shekullit XX; perndryshe,
ka vend te pranohet se vllehet jane tashme qytetare te dores se pare ne
Shqiperi, madje nuk kane as nevoje qe te dale kush e t'u mbroje interesat nga
sulmet e ca larove dhe balove neper skerka.

E verteta eshte se sulmi ndaj vlleheve eshte thjesht nje MASKIM i sulmit ndaj
ortodokseve shqiptare. Sot per sot eshte pothuajse e pamundur te percaktohet
me siguri se cili ortodoks eshte shqiptar jo-vllah dhe jo-grek, e keshtu me
radhe. Aq me teper qe askush nga revizionistet nuk do te ishte i interesuar
per kete. Qellimi eshte te izolohet nje komunitet i tere fetar ne Shqiperi,
te akuzohet per pabesnikeri ndaj atdheut, te emargjinohet nga jeta kombetare,
dhe te te deklasohet kulturorisht. Ne shume raste, bombat kunder politikes
greke qe degjojme e shohim ne mediat shqiptare jane te frymezuara nga ky
qellim i fshehte.

Nuk ka dyshim se izolimi i ortodokseve ne Shqiperi, qofshin shqiptare, vlleh
ose greke e maqedonas e bullgare, behet me nje synim shume te percaktuar, i
cili synim, per mendimin tim, nuk mund te jete vecse ARRITJA E NJE
HOMOGJENIZIMI TE RI te Shqiperise, vetem se kete radhe jo mbi baza etnike,
sic e parashikonte platforma e Rilindjes Kombetare, por mbi baza fetare. Ta
them troc: keta pseudohistoriane e duan Shqiperine te paster MYSLIMANE. Ky
eshte thelbi i filozofise se tyre, ky eshte zjarri qe ua ushqen perpjekjet e
palodhura, kjo eshte rrenja e paranojes, fanatizmit dhe intolerances. Disa
forca politike, si p.sh. PD-ja e Berishes, ose e djathta nacionaliste -- qe
jo medoemos e cajne koken per myslimanizmin ne Shqiperi -- shpresojne ta
PERDORIN kete perversion kulturor per qellimet e tyre politike (kunder PS-se
se Nanos, per shembull) dhe i japin hapesire qarkullimi ne mediat; por
mundesia me e madhe eshte qe keto forca politike te perfundojne te PERDORURA
prej tij.

Utopia per te cilen bej fjale nuk ka asnje shans qe te realizohet: e tille do
te mbetet deri ne fund, nje utopi, nje aksident historik, ne vijim te atij
aksidenti historik tjeter qe i solli osmanet ne Ballkan. Shqiperia si shtet
nuk mund te ndertohet mbi baza fetare: deri edhe Zogu, qe nuk ishte as
oksidentalist e as progresist, e kishte kuptuar kete ashtu sic duhet. Rreziku
i kesaj utopie ka te beje me trazirat qe mund te shkaktoje: ne shoqeri, ne
kulture, ne politike. Edhe Bosnja ne kohen e Titos ishte nje model i
tolerances se diversiteteve dhe i osmozes kulturore midis tri bashkesive
fetarisht te ndryshme, pastaj dolen ideologet (ne ate rast kryesisht
serbomedhenj, por edhe te tjeret nuk mbeten pas), dhe si rezultat u masakruan
me qindra mijera, u rrafshuan qytete, kultura, dhe tradita te tolerances, dhe
si perfundim? Si perfundim: asgje. Vetem dhimbje, shkaterrim, deshperim. Qe
te mos ndodhe nje katrahure e tille ne Shqiperi ndoshta duhet filluar te
mobilizohemi qe tani, kur mundesia qe kjo te ndodhe duket pothuajse teorike.
Kam bindjen se edhe nje diskutim i thjeshte rreth ketyre ceshtjeve do te
ndihmonte ne kete drejtim.

Dale Hashorva

Wednesday, December 19, 2007

Miçidea(Kefalovriso)-Greece

Venbanime me Popullsi Arumune ne Ballkan
Venbanime me Popullsi Arumune ne Shqiperi
(Aromanian's Residence's in Albania)